KQZ-ja vazhdon punën në hartimin e planit strategjik 2023 – 2026
Tiranë, 13 – 16 shtator 2022 – Në vazhdim të zbtimit të planit të veprimit për hartimin e Planit Strategjik për periudhën 2023 – 2026, Komisioni Qendror i Zgjedhjve organizoi punëtorinë e radhës, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së.
Në këtë punëtori, u përcaktuan themelet strategjike të KQZ-së (misioni, vizioni dhe parimet e përgjithshme). Të gjitha këto shprehin për publikun dhe akterët tjerë esencën, qëllimin dhe vlerat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Po ashtu, në këtë punëtori vëmendje iu kushtua edhe analizës SËOT, e cila përfshin pikëpamjet e forcave dhe dobësive të brendshme të institucionit dhe mundësive e kërcënimeve të jashtme.
Planifikimi strategjik është një nga metodat e përhapura që përdoret nga organizatat kur ato vendosin të përgatisin plane afatgjate si dhe definohet strategjia apo drejtimi që do të ndjek institucioni.
Për të hartuar planin strategjik, KQZ-ja ka themeluar grupin punues, i cili përbëhet nga anëtarë të KQZ-së dhe zyrtarë të Sekretariatit të KQZ-së.