KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komuna
23/05/2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019.
Kryetarja e KQZ-së, Daka bëri të ditur se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezulateteve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Rezulatetet përfundimtare të detajuara i gjeni këtu