KQZ-ja mori pjesë në punëtorinë për zgjidhjet digjitale në raportimin, mbikëqyrjen dhe publikimin e financave të partive politike

01/10/2022

Çeki, Pragë 26 – 27 shtator – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori pjesë në punëtorinë e oranizuar nga Zyra Regjionale e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) me temën: “Zgjidhjet digjitale në raportimin, mbikëqyrijen dhe publikimin e financave të partive politike”.

Në këtë punëtori dy ditore, e cila mblodhi rreth 40 zyrtarë nga trupat menaxhuese të zgjedhjeve dhe institucione tjera që merren me çështjet e financimit të partive politike nga rreth 11 shtete të ndryshme, morën pjesë dy zyrtaret e KQZ-së, Mergita Kryeziu dhe Vesa Xharra. Ky organizim ishte pjesë e programit rajonal të administrimit të zgjedhjeve dhe forcimit të procesit politik (REAPPS II), i krijuar me mbështetjen e USAID për të adresuar sfidat e përbashkëta ndaj qëndrueshmërisë demokratike në vendet e Evropës qendrore dhe lindore dhe Euroaziatike.

Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit diskutuan dhe shkë​mbyen përvojat në përdorimin e zgjidhjeve digjitale për raportimin, mbikeqyrjen dhe publikimin e të dhënave të financave të partive politike.

Zyrtarja Mergita Kryeziu ka prezantuar përvojën e KQZ-së në publikimin e raporteve financiare vjetore dhe raporteve të fushatave zgjedhore të partive politike në Kosovë.