KQZ-ja miratoi rregulloren për procedurën e përzgjedhjes së Drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike
Prishtinë, 19 tetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 11 vota Për dhe asnjëkundër, ka miratuar rregulloren për procedurën e përzgjedhjes së Drejtorit të Zyrës përRegjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.Miratimi i rregullores së re vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 08/L-122 për ndryshimindhe plotësimin e igjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dheplotësuar me ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme nëRepublikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256.Kjo rregullore, e cila ka gjithsej 22 nene, hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit, më 19 tetor2022.Me këtë rregullore, përcaktohen kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, përbërja ekomisionit, emërimi si dhe e drejta e kundërshtimit dhe ushtrimit të padisë ndaj procesittë përzgjedhjes dhe emërimit të Drejtorit të Zyrës.Rregullorja nr. 01/2022 është publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën: Legjislacioni > Rregullativa e brendshme e KQZ-së, ose në vegzën direkte: