KQZ-ja kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore

19/06/2021

Prishtinë, 19 qershor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor. Vendimi vlen për subjektet politike të cilat do të certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Periudha e fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 950 mijë e 633 euro e 40 cent dhe mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila përmban: 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore të KQZ-së për kufizimin e shpenzimeve të fushatës, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se 5 mijë votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se 5 mijë votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojne deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.

Në tabelën në vijim është pasqyruar numri jopërfundimtar i votuesve të regjistruar për secilën komunë dhe shuma maksimale e lejuar për shpenzimet e fushatës zgjedhore për secilën prej tyre: