KQZ-ja fillon procesin e harmonizimit të Rregulloreve Zgjedhore me Ligjn për Zgjedhjet e Përgjithshme

10/07/2023

Korrik, 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e haromonizimit të Rrgulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar më 8 qershor 2023 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Për këtë qëllim, KQZ-ja mbajti punëtorinë treditore, në të cilën u shqyrtuan Rregulloret Zgjedhore, pasi në ligjin e miratuar në Kuvend janë evidentuar ndryshime në çështje të caktuara të procesit zgjedhor.

Në këtë proces të haronizimit janë përfshirë disa Rregullore Zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin dhe funksionimin e partive politike; certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve; regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës; themelimin dhe ndërrimin e qendrave të votimit; fushatën e zgjedhjeve dhe vëzhguesit; regjistrimin dhe votimin e personave me nevojat e veçanta; këshillat e vendvotimeve; votimin dhe numërimin e fletëvotimeve; Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe për Qendrat Komunale të Numërimit.

Pjesë e këtij procesi të harmonizimit janë përfaqësuesit nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së.