KQZ-ja akreditoi 464 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komuna

15/05/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.  

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi vëzhguesit të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj. Numri i vëzhguesve të akredituar është: 464.

Këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambsada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media.