KQZ fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

07/01/2021
Prishtinë, 7 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
 
Në këtë mbldhje, KQZ mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me kohën në dispozicion për organizimin e tyre.
 
Vendimi për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore mund ta gjeni këtu
 
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 5 milion e 578 mijë e 712 euro.