KQZ: Deri në orën 15:00, në përfaqësitë diplomatike votuan 52.43% e votuesve

08/02/2025

Prishitnë, 8 shkurt 2025 – 15:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbjajti konferencën për procesin e votimit i cili është duke u zhvilluar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se nga komunikimi i vazhdueshëm me përfqësitë diplomatike, procesi i votimit është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë.

Ai njoftoi se sipas kohës lokale në Kosovë, në orën 13:00, ka filluar votimi edhe në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në ShBA, në ambasadën në Uashington dhe konsullatën e Nju Jorkut si dhe në ambasadën e Kosovës në Otavë dhe konsullatën e Toronotos në Kanada.

“Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 10,656 votues apo 52.43%”, tha Radoniqi.

Përfaqësitë diplomatike në të cilat ka filluar procesi i votimit në orën 07:00, sipas kohës lokale në Kosovë, janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë); ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë) dhe në Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë).