KQZ certifikon 3 kandidatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës
20/02/2020
Prishtinë, 20 shkurt 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku u morën disa vendime në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars 2020.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 3 kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës (renditja në tabelë është sipas kohës së dorëzimit të aplikimit):
SUBJEKTI POLITIK | KANDIDATI PËR KRYETAR |
LIDHJA DEMOKRTIKE E KOSOVËS | NEXHMI RUDARI |
LËVIZJA VETËVENDOSJE! | SHPEJTIM BULLIQI |
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS | NAIM FETAHU |