Konferenca e parë – KQZ: Hapen të gjitha Qendrat e Votimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut
Prishitnë, 21 prill 2021 – 08:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Në këtë konferecë u njoftua se janë hapur të gjitha qëndrat e votimit.
Numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimt për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Kjo listë përmban 46,556 votues.
KQZ fton të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen lidhur nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.
– – –
Konferenca e dytë e KQZ-së mbahet në orën 11:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.