Konferenca e dytë, KQZ: Vazhdon procesi i votimit në katër komunat

23/04/2023

Prishtinë, 23 prill 2023, 11:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë në Ditën e Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se procesi zgjedhor në këto katër komuna është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë pengesë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00 në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues (0.21%), në komunën e Zubin Potokut 65 votues (1%), në Zveçan 29 votues (0.41%) dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues (1.05%).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Konferenca e tretëtë e KQZ-së do të mbahet në orën 15:30, në të cilën do të bëhet e ditur ecuria e procesit të votimit dhe pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje.