Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur shitjen e aseteve jashtë përdorimit përmes ofertave publike të mbyllura

Prishtinë, 11 korrik 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha palët e interesuara se ka shpallur në E-Prokurim, shitjen e Aseteve jashtë përdorimit përmes ofertave publike të mbyllura.
Lista e aseteve për shitje përmban asete nga 18 njësi të ndryshme, si kompjuter, shtëpiza, monitor, UPS, tavolina, klima, aparate për ujë dhe të tjera.
Listën e detajuar të aseteve për shitje mund ta gjeni në linkun:
https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/ClanakItemNew.aspx?id=327
Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rr. Migjeni nr. 21, 10000 Prishtinë jo më vonë se ora 14:00 të datës 18.07.2024.
Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në adresën e cekur më lartë.
Çmimi më i lartë do të konsiderohet për dhënien e kontratës.
Për informata më të detajuara mund të na kontaktoni në numër 03820023512 ose në e-mailin [email protected].