Anëtarët e KQZ-së diskutojnë me Zyrtarët Ekzekutiv për ndryshimet ligjore dhe harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me ligjin e ri

Prishtinë, 28 shkurt 2024 – Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbajtën një punëtori të veçantë dhe me Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, të cilët janë të angazhuar në komunat e Republikës së Kosovës dhe kanë rol të rëndësishëm në procesin zgjedhor.
Gjatë kësaj punëtorie, të mbështetur nga OSBE, anëtarët e KQZ-së diskutan me ZEKKZ për ndryshimet në Ligjn për Zgjedhjet e Përgjithshme (2023) me theks të veçantë ndryshimet që kanë të bëjnë me angazhimin e tyre.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për procesin e harmonizimit të Rregulloreve Zgjedhore dhe Rregulloreve të Brendshme me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (2023) Zyrtari Ekzekutiv i KKZ është i punësuar nga KQZ-ja, në komunën përkatëse.
Gjatë procesit zgjedhor, Zyrtari Ekzekutiv është njëkohësisht edhe kryesues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, që ka për detyrë ligjore të administrojë zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.