Afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të kryetarëve aktual, OJQ-ve vendore/ndërkombëtare dhe mediave (1 prill – 15 prill 2024)

02/04/2024

Prishtinë, 2 prill 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryearëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Parta Demokratike e Kosoëvs, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjete Politike > Shërbimet për OJQ dhe Media, apo në vegzat direkte:

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike:

https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të medieve:

https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të OJQ, Organizatave Qeveritare, Organizata Ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja në Kosovë:

https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-ojq-ve/

 Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi.