KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025
27/03/2025

Prishtinë, 27, mars 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 27-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025.
Para certifikimit u njoftua se ky vendim i KQZ-së vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.
Rezultatet përfundimtare të certifikuara nga KQZ i gjeni këtu: Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025