Njoftim për numërimin e votave të kanddiatëve për deputetë: Numërohen 2,349 vendvotime nga 2,533

20/02/2025
Prishtinë, 20 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.
 
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri në përfundim të ditës së diel, 16 shkurt, janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533.
 
Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.
 
Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave: