Kryesuesi Radoniqi priti në takim ambasadorin britanik, Haregreaves

19/02/2025
Prishtinë, 18 shkurt 2025 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves.
 
Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e informoi ambasadorin, Hargreaves lidhur me aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
 
Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar.
 
Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës.
 
Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit si dhe vlerësoi përpjekjet e KQZ-së që procesi në vazhdim të realizohet sa më shpejt dhe me transparencë.