Njoftim lidhur me ecurinë e procesit të numërimit të votave në 26 Qendrat Komunale të Numërimit

13/02/2025

Prishtinë, 13 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

Gjatë paraditës të së enjtes, procesi i numërimit ka filluar edhe në qendrat e komunave Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites numërimi ka filluar edhe në komunat Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Më herët, më 11 dhe 12 shkurt, procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime ka filluar në QKN-të e komunave: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.