Njoftim nga KQZ lidhur me mosprocedimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga 100% e vendvotimeve

Prishtinë, 11 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron arsyen e mospublikimit të rezultateve preliminare të subjekteve politike nga të gjitha vendvotimet në të cilat u mbajtë procesi i votimit më 9 shkurt 2025.
KQZ sqaron se deri më tani nuk janë pubikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime apo 0.83% e tyre pasi pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur nga Këshilli i Vendvotimit brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç e parashihet me procedurë.
Andaj, të dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Sipas përditësimit të fundit, në platformën elektronike të rezultateve, janë ngarkuar të dhënat nga 2,512 (99.17%) vendvotime nga gjithsej 2,533.
Numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike ka përfunduar më 9 shkurt.