Konferenca e tretë – KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 28.32% e votuesve

Prishtinë, 9 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se procesi zgjedhor në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar pa probleme që do ta cenonin mbarëvajtjen e përgjithshme të zgjedhjeve dhe se në rastet kur është paraqitur ndonjë paqartësi, KQZ ka ndërhyrë dhe ka udhëzuar personat e autorizuar për të ndërmarrë hapat e duhur për procesin e votimit në vendvotime.
Gjithashtu, mediat u njoftuan për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 15:00 nga 91% e vendvotimeve apo 2,312 nga 2,533 vendvotime.
“Deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32% apo 558,246 mijë votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944”, tha Elezi.
Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2021, kishin votuar 32.32% apo 567,934 votues.
#
Konferenca e katërt e KQZ-së mbahet në orën 19:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.