Konferenca e parë – KQZ: Hapen të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës

09/02/2025

Prishtinë, 09 shkurt 2025, 08:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit dhe me kohë, është shpërndarë materiali zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, për në të gjitha qendrat e votimit.

Gjithashtu, u njoftua se duke u mbështetur në informacione që kemi pranuar deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosoës, në 903 sosh me 2,533 vendvotime, ka filluar procesi i votimit në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese duke votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

Sipas Listës Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është: 1,970,944 votues, të cilët janë të shpërndarë në 903 qendra votimi me gjithsej 2,533 vendvotime.

Përveç votimit të rregullt, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht, nga një për çdo komunë, me gjithsej 56 vendvotime.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 28, prej të cilave 20 janë parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i kandidatëve për deputetë, të certifikuar nga KQZ dhe që u takojnë këtyre subjekteve politike është 1,279 kandidatë.

Çdo shetas i Kosovës me të drejtë vote, mund ta shoh se ku është vendvotimi i tij për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Kjo gjë bëhet e mundur përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org/sq/

Konferenca e dytë e KQZ-së mbahet në orën 11:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Në vazhdim gjeni numrin e votuesve dhe Qendrave të Votimit për secilën komunë: