Publikimi i formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët pas numërimit në QKN nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025

19/02/2025

Prishtinë, 16 shkurt 2021 – Me qëllim të rritjes së trasnparencës për procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët nga Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Këta formularë janë plotësuar në Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve.

Publikimi i formularëve nga QKN-të sipas komunave është proces i vazhdueshëm. Pas përfudimit të numërimit, formularët e plotësuar skanohen dhe të njëjtit publikohen gradualisht në ueb faqen e KQZ-së.

KQZ sqaron se ky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por këto janë forma të rezultateve të plotësuara në Qendrat Komunale të Numërimit nga ekipet e numërimit dhe të gjithë të interesuarit mund të shohin rezultatet e çdo vendvotimi duke shfletuar kopjet e formularëve.

Rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor, shpallen nga KQZ pas përfundimit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga vendvotimet e rregullta; fletëvotimeve nga votimi me kusht; fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta; fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës; vendosjes për ankesat eventuale nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në QNR.

Komuna FRS nga QKN FRK nga QKN
Deçan Shkarko Shkarko
Gjakovë
Gllogoc
Gjilan
Dragash
Istog
Kaçanik
Klinë
Fushë Kosovë Shkarko – 1
Shkarko – 2
 
Kamenicë Shkarko Shkarko
Mitrovicë e Jugut Shkarko Shkarko
Leposaviç
Lipjan Shkarko Shkarko
Novobërdë Shkarko Shkarko
Obiliq
Rahovec
Pejë
Podujevë
Prishtinë
Prizren
Skenderaj
Shtime
Shtërpcë Shkarko Shkarko
Suharekë Shkarko Shkarko – 1
Shkarko – 2
Ferizaj
Viti
Vushtrri Shkarko Shkarko
Zubin Potok Shkarko Shkarko
Zveçan
Malishevë
Junik Shkarko Shkarko
Mamushë
Hani i Elezit Shkarko Shkarko
Graçanicë
Ranillug Shkarko Shkarko
Partesh Shkarko Shkarko
Kllokot Shkarko Shkarko
Mitrovicë e Veriut Shkarko Shkarko – 1
Shkarko – 2