KQZ: Deri në orën 11:00, në përfaqësitë diplomatike votuan 21.60% e votuesve

08/02/2025

Prishitnë, 8 shkurt 2025 – 11:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbjajti konferencën për procesin e votimit i cili është duke u zhvilluar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se nga komunikimi i vazhdueshëm me përfqësitë diplomatike, procesi i votimit është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë.

Ai njoftoi edhe për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 11:00, pa të dhënat nga për faqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanada, në të cilat votimi do të fillojë në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

“Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 votues apo 21.60%”, tha Radoniqi.

Përfaqësitë diplomatike në të cilat ka filluar procesi i votimit në orën 07:00, sipas kohës lokale në Kosovë, janë: Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).

Procesi i votimit në ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë) dhe në Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë) do të fillojë në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.