KQZ takohet me delegacionin e vëzhguesve paraelektoral të Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropës

Prishtinë, 17 janar 2025 – Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë një delegacion i vëzhguesve paraelektoral i Asamblesë Parlamentare të Këshillit te Evropës.
Ky delegacion, i cili kryesohej nga Petra Bayr, u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Ilir Gashi, Alban Krasniqi dhe Fazli Stollaj.
Kryesuesi Radoniqi informoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të të Këshillit te Evropës lidhur me përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), i udhëhequr nga Petra Bayr, ka për qëllim të vlerësojë fushatën zgjedhore dhe klimën politike, para Zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.