KQZ përmbyllë certifikimin e 28 subjekteve politike dhe 1,280 kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 31 dhjetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 73-të në vitin 2024, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, pas përfundimit të shqyrtimit të çështjes së parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme lidhur me certifikimin e subjektit politik Lista Serbe dhe listës së saj me 48 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025, u konstatua se në përputhje me nenin 118 të Ligjit Nr. 08/L-228 vendimet e PZAP-së janë të plotëfuqishme. Më 25 dhjetor, PZAP mori vendim që të anulojë njoftimin e KQZ-së, i datës 23 dhjetor 2024 dhe të urdhërojë KQZ-në të certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e saj sipas rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar, duke përfshirë edhe subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në mbledhjet e kaluara (18 dhe 23 dhjetor 2024, është: 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë.
ZGJEDHJET PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, 9 SHKURT 2025
Subjektet politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve |
||
Nr. | Emërtimi i subjektet politike | Numri i kandidatëve |
1. | Lëvizja VETËVENDOSJE! | 110 |
2. | PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK | 110 |
3. | LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK | 110 |
4. | KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ | 25 |
5. | SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU | 40 |
6. | IRDK – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës | 41 |
7. | Koalicija Vakat | 48 |
8. | PARTIA E ASHKALINJËVE PËR INTEGRIM | 35 |
9. | NOVA DEMOKRATSKA STRANKA | 46 |
10. | Jedinstvena Goranska Partija | 29 |
11. | Za Slobodu Pravdu i Opstanak | 12 |
12. | AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E – 30 | 110 |
13. | FJALA | 22 |
14. | PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS | 56 |
15. | PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – PLE | 61 |
16. | SRPSKA DEMOKRATIJA | 13 |
17. | Yenilikçi Türk Hareket Partisi | 25 |
18. | Kosova Adalet Türk Partisi | 1 |
19. | Koalicioni për Familje | 71 |
20. | Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar | 95 |
21. | Srpski narodni pokret | 12 |
22. | Partija kosovskih Srba | 9 |
23. | PDAK – LPB | 100 |
24. | Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka) | 28 |
25. | GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA | 10 |
26. | Opre Roma Kosova | 12 |
27. | FATMIR BYTYQI | 1 |
28. | SRPSKA LISTA | 48 |
1,280 |