Me mbështetjen e USAID, mbahet trajnimi për ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike për zyrtarët e KQZ-së

22/10/2024

Prishtinë, 22 tetor 2024 – Gjatë disa ditëve të muajit tetor, me mbështetjen e USAID-it dhe zbatuar nga DAI, u organizuan disa sesione trajnimi për ndërgjegjësimin lidhur me sigurinë kibernetike për zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Qëllimi i këtij trajnimi është të sigurojë që pjesëmarrësit e trajnmit të pajisen me aftësitë dhe njohuritë thelbësore për të mbrojtur zgjedhjet, duke siguruar integritetin dhe besueshmërinë e procesit.

Gjatë këtyre sesioneve të trajnimit, ndër tjerash u theksua domosdoshmëria për mbrojtjen e të dhënave personale, që njëkohësisht është detyrim ligjor edhe për KQZ-në.

Pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me strategjitë për sigurinë fizike dhe të hapësirës së punës, duke përfshirë menaxhimin e materialeve dhe pajisjee të ndjeshme.

Gjithashtu, u prezantuan praktikat më të mira për trajtimin e dokumenteve elektronike dhe të printuara, si dhe sigurimin e teknologjisë mobile dhe sigurisë së të dhënave për ambientet e punës.

Trajnimi organizohet nga aktiviteti për digjitalizimin dhe reziliencën e infrastrukturës kritike (CIDR) i USAID.