KQZ merr pjesë në takimin online të Rrjetit Rajonal Evropian për Fuqizimin e Grave në Zgjedhje (RENEWE)

19/06/2024

Prishtinë, 19 qershor 2024 – Zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë bashkuar kolegeve të tyre nga Trupa Menaxhuese të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme europiane në takimin online të Rrjetit Rajonal Europian për Fuqizimin e Grave në Zgjedhje (RENEWE).

Shkëmbimi i përvojave, sfidave, sukseseve si dhe e mësimeve nga dhjetëra procese zgjedhore të mbajtura në pjesën e parë të vitit 2024, me theks të veçantë në aspektin gjinorë, ishin pjesë kryesore e bashkëbisedimit të pjesëmarrëseve dhe prezantimeve të tyre.

Rrjeti Rajonal Evropian për Fuqizimin e Grave në Zgjedhjeve është themeluar nga Zyra Regjionale e Fondacionit Ndërkombtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) me seli në Pragë të Republikës së Çekisë dhe KQZ është pjesë aktive e këtij rrjeti në takime dhe punëtori të ndryshme.