KQZ vazhdon fushatën informuese me të rinjtë e komuniteteve joshumicë (Orari i takimeve)
10 qershor 2024 – Në kuadër të fushatës informuese “Zëri yt, vota jote”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë muajin qershor me takime dhe aktivitete të shumta me qytetarë të komuniteteve të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Nga 11 deri më 14 qershor, KQZ do të takojë të rinjtë nga komunitetet jo shumicë, të cilët do të informohen për të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve, do të njoftohen me sistemin dhe procedurat zgjedhore në vendin tonë dhe për ndikimin që mund të ketë vota e tyre në përcaktimin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.
Këto takime janë të hapura për media dhe do të zhvillohen në disa komuna, si Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Istog, Prizren dhe Graçanicë, sipas datës dhe orarit të vendosur në tabelë: