Kryetari i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

19/07/2023

Prishtinë, 19 korrik 2023 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim edhe ambasadorin e Truqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Gjatë këtij takimi, kryetari Radoniqi dhe ambasadori Tunç Angılı biseduan më gjerësisht lidhur me procesin e reformës zgjedhore, i përfunduar gjatë muajit qershor nga Kuvendi i Kosovës. Radoniqi e njoftoi ambsadorin turk për angazhimin e KQZ-së lidhur me obligimet që dalin nga miratimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përfshirë edhe harmonizimin e akteve nënligjore me këtë ligj.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e zgjedhjeve ndërmjet KQZ-së së Republikës së Kosovës me institucionet e Republikës së Turqisë.