KQZ fillon fushatën dymujore informuese për informimin dhe edukimin e votuesve të rinj për zgjedhje
Prishtinë, 1 nëntor 2022 – Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e projektit “Informimi dhe edukimi i votuesve të rinj për zgjedhje”, i cili do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2022.
Ky projekt ka për qëllim informimin dhe edukimin e të rinjve të cilët kanë mbushur ose i mbushin 18 vjet deri në zgjedhjet e ardhshme.
Të rinjtë do të informohen për të drejtën е tyre për të votuar, procesin zgjedhor, sistemin dhe procedurat zgjedhore, si dhe për ndikimin që mund të ketë vota е tyre në përcaktimin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre. Përmbushja e këtyre objektivave do të arrihet përmes organizimit të ligjëratave, diskutimeve, simulimit të votimit, shpërndarjes së materialeve informuese/vetëdijesuese të cilat do të organizohen në të gjitha shkollat e mesme në të gjithë vendin, nga të cilat mund të përfitojnë rreth 24,000 të rinj.
Në fund të ligjëratave, do të bëhet simulimi i votimit me qëllim të informimit se si të plotësohet një fletëvotim në mënyrë që të jetë i vlefshëm.