KQZ-ja merr pjesë në punëtorinë e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, diskutohen rekomandimet e vëzhguesve të BE-së

26/10/2022

Prishtinë, 26 tetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë pjesë aktive eprocesit të reformës zgjedhore, që po udhëhiqet nga Kuvendi i Kosovës, përmeskomisionit ad-hoc. Të martën, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Alim Rama, ArianitElshani, Sami Hamiti, Gordana Laban, kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Burim Ahmetajdhe zyrtarë të tjerë të institucionit, morën pjesë në punëtorinë ku u trajtuanrekomandimet e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Europian. Në këtë punëtori, ku morën pjesë edhe përfaqësues të grupeve paralmentare dhe tëshoqërisë civile, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti këndvështrimet lidhur merekomandimet e vëzhguesve të BE-së, të cilët pas çdo procesi zgjedhor të vëzhguar në Republikën e Kosovës kanë nxjerrë rekomadime konkrete.

Kryetari dhe anëtarët e KQZ-së diskutuan dhe paraqitën qëndrimet e KQZ-së lidhur merekomandimet, të cilat janë të grupuara si në vijim:

– Administrimi i zgjedhjeve dhe kontestet zgjedhore;
– Regjistrimi i votuesve, kandidatëve dhe subjekteve politike;
– Fushata zgjedhore dhe financimi, votimi, numërimi i votive dhe tabelimi irezultateve;
– Pjesëmarrja e grave dhe personave me aftësi të kufizuara dhe mediat. Në faza të mëvonshme të reformës zgjedhore, KQZ-ja do të paraqesë propozimetkonkrete lidhur me aspektet tjera të ligjit.