Ka filluar periudha e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile 2 nëntor – 6 nëntor 2020

02/11/2020

Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut më të drejtë vote, të cilët për shkak të nevojave të tyre të veçanta nuk mund të dalin për të votuar në vendvotimin e tyre, kanë të drejtë të kërkojnë votimin përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i përkushtuar që këtyre kategorive të votuesve t’ju ofrojë asistencë për të votuar në qendrën e tyre të votimit apo shtëpitë e tyre.

Për të realizuar këtë të drejtë, ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit, të cilin mund ta siguroni nga linku: https://localhost/kqz/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/, ose ta merrni në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe një kopje të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta.

Këto dokumente duhet të dorëzohen në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 6 nëntor 2020.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

Të nderuar qytetarë!

Mbani maskën dhe ruajeni distancën fizike së paku 2 metra.

Ju lutem, respektoni udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.