Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut

30/10/2020

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Gjatë periudhës së aplikimit (21 – 30 tetor) kanë aplikuar 4 subjekte politike, si në vijim:

SUBJEKTI POLITIK EMRI I KANDIDATIT
LISTA SRPSKA MILAN RADOJEVIĆ
KANDIDAT I PAVARUR DUŠAN MILUNOVIĆ
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS FLORENT AZEMI
LËVIZJA VETËVENDOSJE! ERDEN ATIQ

Njoftim shtesë: Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim:

  1. Naim Fetahu
    Partia Demokratike e Kosovës – PDK
  2. Nexhmi Rudari
    Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
  1. Shpejtim Bulliqi
    Lëvizja Vetëvendosje!