Tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve për kryetar në fletëvotimin e zgjedhjeve në Podujevë
Prishtinë, 02 mars 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.
Në këtë aktivitet, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e subjekteve politike, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka foli për përgatitjet që është duke i bërë KQZ-ja për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Më tej kryetarja Daka ftoi subjektet politike, kandidatët që t’iu përmbahen legjislacionit dhe rregullave zgjedhore në fuqi, në mënyrë që t’i kontribuojnë zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Tërheqja e shortit u bë nga përfaqësuesit e subjekteve politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Renditja në fletëvotim do të jetë si në tabelën vijuese:
Renditja në fletëvotim | Kandidati për kryetar dhe subjekti politik |
10 | NAIM FETAHU
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS |
11 | NEXHMI RUDARI
LIDHJA DEMOKRTIKE E KOSOVËS |
12 | SHPEJTIM BULLIQI
LËVIZJA VETËVENDOSJE! |