Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ftoi në QNR ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare

20/11/2019

Sot, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ftoi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.

Të pranishëm ishin Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe Ambasada e Italisë dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.

Kryetarja e KQZ, Daka u tregoi atyre aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe shpjegoi procedurat në QNR.  

Daka i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime.

[foogallery id=”12975″]