Obligimet e partive politike

Të gjitha partitë politike të regjistruara me sukses në KQZ duhet t’i përmbahen obligimeve ligjore brenda afateve të përcaktuara. Obligimet ligjore përfshijnë:

1. Formulari i azhurnimeve vjetore të partisë politike

Ky formular përfshinë të dhënat për organin më të lartë ekzekutive të partisë politike. Partia e regjistruar politike në mënyrë të vazhdueshme i kompleton dhe ia dorëzon Zyrës të dhënat e ndryshuara, në platformën elektronike ose në formën fizike të nënshkruar, duke identifikuar të dhënat e ndryshuara vjetore, brenda pesë (5) ditësh nga momenti i ndryshimit shtojca – V.

Formulari i azhurnimeve vjetore të partisë politike

2. Raporti vjetor financiar i subjektit politik

Ky raport duhet të përmbajë bilancin e gjendjes që tregon pasurinë, detyrimet dhe kapitalin e partisë, duke përfshirë të gjitha degët e saj në periudhën e përfshirë në raport. Në këtë raport duhet të përfshihen detajet e të gjitha transaksioneve brenda periudhës së raportuar. Për më shumë informata, shikoni Ligjet për Financimin e Subjekteve Politike Nr. 03/L-174, Nr. 04/L-058, dhe Nr. 04/L-212.

Raporti vjetor financiar i subjektit politik

Afati i fundit i dorëzimit: 1 mars i çdo viti

Vërejtje: Partitë politike duhet të bëjnë dhe të mbajnë nga një kopje të raportit të dorëzuar në KQZ.

3. Raporti vjetor financiar i subjektit politik (forma e shkurtuar)

Forma e shkurtuar e raportit përfshinë të dhënat e përgjithësuara të transaksioneve të subjektit politik brenda periudhës së raportuar. Pas dorëzimit në KQZ, ky raport duhet të publikohet edhe në uebfaqet e subjekteve politike.

Raporti vjetor financiar i subjektit politik (forma e shkurtuar)

Afati i fundit i dorëzimit: 1 mars i çdo viti

Vërejtje: Partitë politike duhet të bëjnë dhe të mbajnë nga një kopje të raportit të dorëzuar në KQZ.

4. Formulari për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike

Ky formular tregon se partia politike është e interesuar të vazhdojë regjistrimin e saj edhe në vitin në vijim.

Formulari për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike

Afati i fundit i dorëzimit: 31 mars i çdo viti

5. Formulari për njoftimin e ndryshimeve të partisë politike

Ky formular përfshinë çdo ndryshim brenda partisë politike, si shembull personin kontaktues apo financiar apo ndryshimet në kryesi. Partia e regjistruar politike e njofton Zyrën brenda pesë (5) ditëve të punës nga mbajtja e konventës/kuvendit: shtojca – VI.

Formulari për njoftimin e ndryshimeve të partisë politike

Afati i fundit i dorëzimit: 5 ditë pas ndryshimeve

6. Raporti financiar i fushatës së subjektit politik (forma e shkurtuar)

Forma e shkurtuar e raportit përfshinë të dhënat e përgjithësuara të transaksioneve të subjektit politik brenda periudhës së raportuar. Pas dorëzimit në KQZ, ky raport duhet të publikohet edhe në uebfaqet e subjekteve politike.

Raporti financiar i fushatës së subjektit politik 

Forma e shkurtuar e publikimit të fushatës zgjedhore 

Pas çdo palë zgjedhje, subjektet politike që garojnë në zgjedhje duhet të dorëzojnë raportin financiar të fushatës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve . Raportet financiare të fushatës auditohen nga auditori i pavarur, dhe pas auditimit publikohen në ueb faqe. Në vijim mund të gjeni raportet financiare të fushatave për subjektet politike të cilat janë audituar, në bazë të zgjedhjeve që kanë marrë pjesë.

Vërejtje: Subjektet Politike të certifikuara duhet të bëjnë dhe të mbajnë nga një kopje të raportit të dorëzuar në KQZ.

Të gjitha këto dokumente duhet të dorëzohen në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike në KQZ.