Akreditimi i vëzhguesve të OJQ-ve

Organizatat lokale dhe ndërkombëtare, si dhe misionet e ndryshme ndërkombëtare, që janë të interesuara të vëzhgojnë zgjedhjet, mund të aplikojnë për akreditim të vëzhguesve. Vëzhguesit e tyre mund të vëzhgojnë të gjithë procesin zgjedhor apo vetëm ditën e zgjedhjeve, varësisht nga cilat aplikojnë.

Afati për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve nga organizatat joqeveritare vendore, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare si dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja fillon më 1 korrik dhe përfundon më 27 shtator 2025.

Vërejtje: Individët nuk mund të vëzhgojnë zgjedhjet. Për të vëzhguar zgjedhjet ju duhet tu bashkangjiteni ekipeve të vëzhguesve të subjekteve politike apo OJQve. Këtë mund ta bëni duke kontaktuar direkt subjektin politik apo OJQ-në në kuadër të së cilës do të vëzhgoni zgjedhjet.

📌 Të gjitha palët e interesuara duhet të aplikojnë vetëm online përmes https://apliko.kqz-ks.org