Regjistrimi i Partisë Politike: “Partia Euroatlantike e Kosovës”, i hapur për shqyrtim publik
Prishtinë, 01 gusht 2019 – “Partia Euroatlantike e Kosovës” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës publiku mund t’i shqyrtojë dokumentet e regjistrimit.
Sipas Rregullës së KQZ-së nr.01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike në Kosovë, secili mund ta kundërshtojë kërkesën në bazë të një ose më shumë arsyeve të parashtruara në nenin 5, me dorëzimin e kundërshtimeve me shkrim në Zyrë së bashku me çfarëdo të dhëne apo materiali që mbështetë kundërshtimet brenda shtatë (7) nga shpallja e kërkesës sipas nenit 4.4 të kësaj Rregulle.
Të gjitha materialet e regjistrimit, duke përfshirë programin e partisë, statutin, dhe shenjën do të jenë në dispozicion për shikim dhe komente nga publiku. Promovimi i transparencës për procesin e regjistrimit të partive politike, është pjesë e procesit të KQZ-së.
Zyra për Regjistrim të Partive Politike gjendet në Rr. Migjeni p. n në Prishtinë. Secili që dëshiron t’i shikojë dokumentet mund të ketë qasje në ueb-faqen zyrtare të KQZ-së tek linku ngjarje dhe njoftime apo të vijë në Zyrë prej orës 10:00 – 12:00 gjatë ditëve të punës, nga data 01 gusht gjer më 07 gusht 2019. Për informatë shtesë mund të kontaktoni Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: +381 (0)38 20023509, ose 038/211-995.