Njoftim lidhur me afatin e aplikimit për çertifikim të Subjekteve Politike për Zgjedhjet për Kryetar të Komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan
Njoftohen të gjitha subjektet politike të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, se afati i aplikimit për çertifikim fillon nga data 09.04.2019 prill gjerë më 18 prill 2019.
Subjekti politik i cili në zgjedhjet e fundit të llojit të njëjtë ka fituar se paku një (1) ulëse nuk duhet të mbledh nënshkrime të përkrahjes e as të paguaj për certifikim. Ndërsa, subjekti politik i cili në zgjedhjet e fundit të llojit të njëjtë nuk ka marrë së paku një (1) ulëse duhet të mbledh njëqind (100) nënshkrime të përkrahjes së votusve të regjistruar në atë Komunë si dhe të paguaj depoziten për certifikim.
Pagesa e tarifës për CERTIFIKIM prej dyqind (200) eurosh bëhet përmes bankës (fatura merret në Zyre për RPPC). Kopja e dëftesës së bankës duhet të sillet në Zyrë.
Kërkesa për CERTIFIKIM dorëzohet në Zyre në çdo kohë, gjatë orëve të rregullta të punës (08:00-18:00).
Zyra gjendet në ndërtesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, Rr.Migjeni nr. 21
Informata shtesë mund t’i merrni duke na kontaktuar në numrin e telefonit: 038 200 81 010 si dhe në e-mail: valmira.selmani@localhost
Për tu certifikuar duhet të plotësohen këto dokumente:
Për tu certifikuar subjekti politik duhet të ndjek hapat në vegzën: Certifikimi i subjekteve politike