Mijëra të rinj anembanë Kosovës pjesë e fushatës informuese të KQZ-së: Zëri yt, vota jote!

13/05/2024

Prishtinë, 13 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fushatën për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj për procesin zgjedhor në vendin tonë.

Me anë të këtij projekti, i cili do të përfundojë më 31 maj 2024, të rinjtë do të informohen për të drejtën е tyre për të votuar, procesin zgjedhor, sistemin dhe procedurat zgjedhore, si dhe për ndikimin që mund të ketë vota е tyre në përcaktimin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.

Po ashtu, të rinjtë do të informohen për caktimin e qendrës së tyre të votimit dhe për mundësinë e ndërrimit të saj në çdo kohë.

Përmbushja e këtyre objektivave do të arrihet përmes organizimit të ligjëratave, diskutimeve, simulimit të votimit, shpërndarjes së materialeve informuese/vetëdijesuese të cilat do të organizohen në shkolla të mesme dhe në sallat e asambleve komunale.

Në fund të çdo ligjërate, do të bëhet simulimi i votimit me qëllim të informimit se si të plotësohet një fletëvotim në mënyrë që të jetë i vlefshëm.