Kryetari i KQZ-së, Radoniqi takoi ambasadorin francez, Guérot
16/02/2024

Prishtinë, 16 shkurt 2024 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambsadorin francez lidhur me punët intensive të institucionit për përgatitijen dhe harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar nga Kuvendi i Kosovës gjatë vitit të kaluar.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Radoniqi dhe Guérot diskutuan lidhur me nënshkrimet e mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të cilat janë dorëzuar në KQZ me qëllim të verifikimit nëse personat e nënshkruar në peticion janë votues të komunave përkatëse.