Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së, McGurk
21/05/2025

Prishtinë, 21 maj 2025 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim njoftues shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Radoniqi uroi ambasadorin McGurk për detyrën e re dhe njoftoi atë për bashkëpunimin ndërmjet KQZ-së dhe OSBE-së në mbështetjen e proceseve zgjedhore dhe zhvillimin e institucionit.
Në këtë takim, Radoniqi dhe McGurk shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Kryesuesi Radoniqi dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe për zgjedhjet e fundit të mbajtura më 9 shkurt dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen gjatë këtij viti.