Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shipërisë në Kosovë, Malaj
13/02/2024

Prishtinë, 13 shkurt 2024 – Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë këtij takimi, Radoniqi e njoftoi ambasadorin Malaj se pas reformës zgjedhore të përfunduar në vitin e kaluar, KQZ-ja është duke u angazhuar në harmonizimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Po ashtu, kryesuesi i KQZ-së bëri të ditur edhe për angazhimet tjera të institucionit me qëllim të zbatimit të ndryshimeve ligjore në të ardhmen.
Në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ndërmjet dy institucionene të zgjedhjeve, KQZ-së së Shqipërisë dhe KQZ-së së Kosovës.