KQZ zhvillon fushatën informuese me komunitetet joshumicë në Gracaçanicë, Fushë Kosovë dhe Partesh
18/06/2024

Qershor 2024 – Në kuadër të fushatës informuese “Zëri yt, vota jote”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvivlluar fushatën informuese dhe edukuese me qytetarë të komuniteteve joshumicë.
Gjatë këtyre ditëve, zyrtarët e KQZ-së takuan qytetarët e komuniteteve joshumicë në Graçanicë, Fushë Kosovë dhe Partesh, të cilët u informuan për të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Gjithashtu, gjatë këtyre takimeve, të rinjtë u njoftuan edhe për procedurat zgjedhore në vendin tonë dhe për ndikimin që mund të ketë vota e tyre në përcaktimin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.
Takimet të ngjashme janë mbajtur edhe në Prizren, Gjakovë, Obiliq e Janjevë.