KQZ vazhdon takimet me studentë të universiteteve të ndryshme në Kosovë

01/07/2024

Prishtinë, qershor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese “Zëri yt, vota jote”.

Gjatë këtyre ditëve, zyrtarët e KQZ-së takuan me qindra studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Arkitekturës si dhe të Fakultetit të Shkencave Maematiko – Natyrore.

Takimet informuese u zhvilluan edhe në qytete të tjera, si me student të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Gjatë këtyre takimeve, studentët u informuan për të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, si dhe për procesin zgjedhor në vendin tonë.

Po ashtu, studentët u njoftuan edhe lidhur me mundësitë që ofron KQZ-ja që studentët të ndërrojnë qendrën e tyre të votimit në çdo kohë dhe jo vetëm gjatë proceseve zgjedhore.