Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ miraton planin e aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025

23/08/2024

Prishtinë, 21 gusht 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 44-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, të parën pas caktimit të datës 9 shkurt 2025 për mbajtjen e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euo, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar. Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendim për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimeve administrative të parashtruara kundër njoftimit për regjistrim të votueseve jashtë Kosovës. Sipas Ligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, çdo aplikues, të cilit i është refuzuar regjistrimi, ka të drejtë në kundërshtim administrativ ndaj njoftimit brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje, KQZ shqyrtoi dhe miratoi Rregulloren Zgjedhore nr. 15/2024 për Zgjedhjet e Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme, qëllimi i së cilës ëstë përcaktimi i afateve kohore për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, pas publikimit të datës së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kuvendin Komunal dhe Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar komune.

KQZ miraton planin e aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025

23/08/2024

Priština, 21. avgusta 2024 – Centralna izborna komisija održala je 44. sednicu ove godine, kojom je predsedavao predsedavajući CIK-a, Kreshnik Radoniqi.

Na ovom sastanku, prvom nakon proglašavanja 9. februara 2025. godine, ka dan za održavanje izbora za Skupštinu Republike Kosovo, CIK je doneo odluku o određivanju rokova i usvojio plan aktivnosti za organizaciju ovih izbora.

U nastavku sednice, CIK je doneo odluku da ograniči troškove izborne kampanje za političke subjekte koji će biti potvrđeni za učešće na izborima za Skupštinu Kosova. Prema odluci CIK-a, politički subjekt ima pravo da potroši do 2.047.149 evra, odnosno ne manje od jednog (1) evra po registrovanom biraču. Ovaj obračun je napravljen na osnovu Izbornog pravilnika br. 07/2024 2024 za izbornu kampanju, praćenje izborne kampanje kao i na osnovu podataka preliminarnog biračkog spiska, prema kome broj birača u našoj zemlji iznosi 2.047.149 birača.

U okviru priprema za organizaciju izbora za Skupštinu Kosova, CIK je doneo odluku o formiranju Komisije za razmatranje upravnih prigovora podnetih na obaveštenje za registraciju birača van Kosova. Prema Zakonu br. 08/L-228 za Opšte izbore, svaki podnosilac zahteva kome je odbijena registracija ima pravo na upravni prigovor na obaveštenje pri Centralnoj izbornoj komisiji.

Na ovoj sedinici, CIK je razmotrio i usvojio Izborni pravilnik br. 15/2024 o prevremenim i vanrednim izborima, čija je svrha da se utvrde rokovi za sprovođenje izbornih aktivnosti, nakon objavljivanja datuma prevremenih izbora za Skupštinu Republike Kosovo, Skupštinu Opštine i vanrednih izbora za predsednika opštine.

Go to Top