KQZ-ja merr Mirënjohje për Praktikën më të mirë në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve
Prishtinë, dhjetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me disa institucione të tjera, është vlerësuar me Mirënjohje për Praktikën më të mirë në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët.
Kjo mirënjohje është bazuar në monitorimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqen zyrtare të KQZ-së dhe u pranua nga drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike në KQZ, Miradije Meha.
Gjithashtu, kjo mirënjohje është rezultat i angazhimit të institucionit për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti e zyrës së përkthimit, që me përkushtim ka punuar në përmbushjen e këtij synimi.