KQZ-ja dhuron donacion 820 tabletë PC për mbështetjen e OJQ-ve dhe institucioneve shkollore
Prishtinë, 26 janar 2023 – Me qëllim të mbështetjes së punës së OJQ-ve dhe institucioneve shkollore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dhuroi 820 Tabletë PC, të cilat janë përdorur më parë gjatë proceseve zgjedhore në procesimin e rezultateve preliminare.
Paraprakisht, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi nënshkruajti memorandum bashkëpunimin për shpërndarjen dhe pranimin e këtyre pajisjeve me secilën palë: z. Emin Isufi, drejtor i shkollës fillore e mesme e ulët “Luigj Gurakuqi” (Sankoc, Drenas); znj. Nezahat R. Salihu, drejtore nacionale e SOS Fshatrat e Fëmijëvë; z. Muhamet Arifi, drejtor ekzekutiv i OJQ Balkan Sunfloëers Kosova; znj. Kadire Tahiraj, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave; znj. Zelushe Kelmendi, drejtore e Qendrës Rinore Youth Center; znj. Saranda Bajraktari, përfaqësuese e autorizuar e OJQ Fuqizimi i Gruas dhe Rinisë; z. Afrim Maliqi, drejtor i shoqatës Handikos; znj. Gordana Toskic, drejtoreshë e OJQ “Ruka Ruci”.