KQZ-ja certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 19 majit në katër komuna
13/05/2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.
Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil.
Komunat | Numri i votuesve | Numri i qendrave të votimit |
Numri i vendvotimeve |
LEPOSAVIQ |
18 164 | 18 | 31 |
ZUBIN POTOK |
8 535 |
12 |
16 |
ZVEÇAN |
9 229 |
7 |
13 |
MITROVICË E VERIUT |
22 055 |
7 |
27 |
57 983 | 44 |
87 |